Viti i parë i aktivitetit të shkollës viti 2002-2003. Ajo hapi dyert e saj në ndërtesën nr.102 të lagjes nr.5, rruga “Dëshmorët”. Elsa Hila në funksionin e administratores dhe Ana Prifti të drejtores didaktike. Në ditën e parë të shkollës (15 shtator 2002) u zhvillua një ceremony festive në prani të nxënësve, mësuesve, prindërve si dhe të ftuarve durrsakë, mësues dhe kolegë të vjetër të mësuesit Mihal Ekonomi si: Magdalena Rroço, Jorgji Çerepi, Loni Vava. Përshëndetën hapjen e shkollës prefektja Natasha Paço dhe drejtori i arsimit Alqi Kadenasi. Në atë vit u hapën tri klasa të para të mesme të përgjithshme me 59 nxënës dhe një klasë e dytë me 25 nxënës. Shkolla ofroi nivele të larta të mësimdhënies. Në saj të punës së mirë shumë shpejt bëri emër cilësor në qytet duke tërhequr vëmendjen e nxënësve dhe prindërve. Për shkak të rritjes së kërkesave dhe pamjaftueshmërisë së mjediseve, në vitin shkollor 2003-2004 shkolla kaloi në një ndërtesë të re, në lagjen nr.3, rruga “Tregtare” (ish shkolla “16 shtatori”), ku është edhe sot. 

Ai vit e gjeti shkollën të pajisur dhe me një tjetër leje të Ministrisë së Arsimit nr.25, dt.17.09.2003 për dhënien e lejes së funksionimit të institucionit jopublik të nivelit të arsimit tetëvjeçar (sot nëntëvjeçar). Ajo ka punuar në vazhdimësi me programet e MAS. duke shtuar më tepër orë në informatikë dhe gjuhët e dyta të huaja (gjermanisht dhe italisht) dhe orë plotësuese: lidership, të folurit publik, etikë, gjuhë angleze (KLIL), lëndë alternative e integruar, lexim i drejtuar etj. 

Të njohësh jetën e një shkolle mjaftojnë pak vite, të kuptosh jetën e një brezi – je mësues, je nxënës, je ardhmëri. Të njohësh ardhmërinë të duhet jeta e të gjithëve, përvoja, njerëzorja, e pakufishmja dije. Jubileu i njëzetë, numër plotësie, i vetëm, jo i vetëm: 11 shtator 2002- 2022. 

Një lindje e re e guximshme. Shpirti njerëzor, mendimi bashkëkohor, përkujdesja, synimet u bënë themelet e të parës shkollë jopublike “Mihal Ekonomi”. Të njohësh jetën e një shkolle duhen shumë vite. Kur njeh zanafillën e saj, fëmijërinë, pjekurinë, shpreson dhe beson shumë tek ky njëzetëvjeçar, tek gjithçka, që vjen për të mirën e njeriut nxënës, mësues, qytetar.

ÇFARË OFRON SHKOLLA "MIHAL EKONOMI"

• Nivel Profesional mësimdhënie Standarte vlerësimi 

• Kurrikul e zbatuar sipas udhëzimeve të MAS 

• Kurrikul me zgjedhje të bazuar në interesat e nxënësit.

• Edukimin e nxënësve me frymë qytetarie evropiane 

• Stimuj materialë për nxënës fitues në olimpiada 

• Rregull, disiplinë, siguri, marrdhënie demokratike mësues-nxënës 

• Komoditet optimal infrastrukturor dhe logjistik në klasa, laboratore, palestër e terrene sportive 

• Bibliotekë digjitale

• Gjuhë e huaj anglisht, italisht, gjermanisht 

• Veprimtari argëtuese 

• Suport financiar për fëmijën e dytë 

• Kontakte të planifikuara me prindët