Ne jemi të nderuar t'iu paraqesim Znj Elsa HILA si drejtuese të Shkollës jopublike "Mihal Ekonomi". Ajo vjen tek ne me një eksperiencë pune shumë të gjatë në arsimin e qytetit të Durrësit, duke sjellur përvojën e saj në drejtim brenda fushës së arsimit në qytetin e Durrësit. Ju lutem lexoni më poshtë mesazhin nga Znj Elsa HILA:

Mirë se vini në Shkollën jopublike “Mihal Ekonomi”

Ju duhet të qëndroni vetëm për një kohë të shkurtër këtu, për të ndjerë atmosferën e gjallë dhe të veçantë që ofron shkolla "Mihal Ekonomi". Si drejtuese e shkollës 9 Vjeçare e konsideroj veten shumë të privilegjuar që kaloj ditët e mia të punës me një grup nxënësisht të jashtëzakonshëm, së bashku me një staf të tillë të përkushtuar.

Nxënësit në shkollën jopublike "Mihal Ekonomi" janë entuziastë & kureshtarë. Stafi ynë mësimor dallohet për krijimin e eksperiencave dhe angazhimeve mësimore, të cilat frymëzojnë çdo nxënës. Qëllimi ynë është të njohim çdo nxënës në veçanti dhe të ndërtojmë e zgjerojmë njohuritë dhe aftësitë e tij, që të rritet plot vetë-besim dhe të arrijë potencialin e tij të plotë.

Nxënësit tanë përgatiten për t’u bërë të aftë për jetën përmes programeve shkollore dhe jashtëshkollore të implementuara, si dhe inkurajohen të shqyrtojnë, zhvillojnë dhe ndajnë interesat e tyre. Ne inkurajojmë çdo nxënës që të jetë i guximshëm  për të arritur maksimumin e tij, duke marrë iniciativa intelektuale dhe duke menduar për veten.

Nëse dëshironi të dini më shumë rreth shkollës jopublike "Mihal Ekonomi", do t’iu duhet të vini dhe të bashkoheni me ne përgjatë orareve të rregullta, kur shkolla është e hapur ose të telefononi në numrat tanë të kontaktit. Një faqe interneti mund të ofrojë nganjëherë vetëm një pamje të realitetit, ndaj do të jemi të kënaqur t’ju mirëpresim në shkollën tonë.

 Shpresoj të shihemi së shpejti!

Elsa Hila, Head of Junior School