RRETH NESH
Historia jonë
Hapi i parë-hap i mbarë, një diplomë për udhë të rrallë, fjalë libri plot mendime, hapi i parë lind, përcillet.
Kureshtja na hap fletet në ditë kureshtare, dija na mbron fletët nga gëzim i tepërm, kureshtja nxiton hërët, rritet fjalë pas fjale, anekend ecën. Dija na njeh pak, do ta njohim gjatë, dija nis e paster-fëmijë i begatë. Dija na afrohet, nuk e shohim shtrembër, dija ka një libër për të gjtha lëndët. Dija ka plot libra, bota e pamatë, ndizen xixa gishtat, krahët rrisin shtat. Mendje diturie për një abetare, alfabeti ynë-mendja më e madhe. Vetë u gëzuam, ju gëzojmë gjatë, hapi ynë i parë-një diplomë më lart. Hapi i parë lind, përcjell plot mendime, a nuk jemi zemër që pulsojmë agimet?!