ANGLISHT, ITALISHT, GJERMANISHT & FRENGJISHT
Gjuhët e huaja janë një element thelbësor i kurrikulës së Shkollës Mihal Ekonomi. Të gjitha nxënësit mund të studiojnë tre gjuhë të huaja përgjatë kohës së tyre të studimit pranë shkollës, si dhe të gjithë do të studiojnë në shkollën e mesme gjuhën anglesze në nivelet C1 & C2 të metodës TOEFL, nxënësit janë të lirë të zgjedhin për të studiuar mes Italishtesh dhe Gjermanishtes si gjuhë të dytë në shkollën e mesme.
Gjerësia e Programit të Gjuhës së Huaj, në sistemin 9 vjeçar, është një specialite i Shkollës Mihal Ekonomi. Nxënësit mund të zgjidhni mes anglishtes, frëngjishtes, gjermanishtes, italishtes, deri në nivelin B2.
Të gjitha nxënësit nga Klasa I-rë do të fillojnë mësimin e gjuhës angleze dhe në klasën e II-të do të nisin mësimin e italishtes apo frëngjishtes deri në klasën e IX-të, duke qenë në gjendje të zotërojnë në të shkruar dhe folur dy gjuhë të huaja moderne, të zgjedhura sipas preferencave të tyre.
Nga klasa X, gjuha gjermane bëhet një alternativë e fortë, për t’u studiuar së bashku me gjuhën angleze.
Në Shkollën jopublike Mihal Ekonomi, nxënësit që fillojnë studimet nga klasat fillore do të zotërojnë deri në tre gjuhë të huaja në nivelet B2, C1 dhe C2, të udhëhequr nga mësuesit e specializuara të shkollës.
Një hap tjetër drejt modernizimit është edhe metoda E-learning language, e bazuar në mësimin online të anglishtes me metodën Tell Me More. Kjo metodë do të rrisë nivelin komunikativ në gjuhët e huaja të zgjedhura në:
- të kuptuarin e dëgjimit dhe lëximit,
- shprehive në të folur dhe shkruar,
- fjalor,
- gramatikë.