REGJISTROHU

 

Shkolla jopublike "Mihal Ekonomi" ka nisur regjistrimet

Shkolla jopublike "Mihal Ekonomi" ka nisur proçesin e regjistrimeve për Shkollën e Mesme (Klasa X deri XII) dhe Ciklin 9 vjeçar (Klasa I deri IX).

 

Shkarko formularin e regjistrimit

Proçedura e regjistrimit:

 

Nxënësit të cilët do të vijnë nga shkolla të tjera duhet të marrin një vërtetim pranimi nga shkolla jonë dhe të dorezojne tek ne:

  • Çertifikatë lindje.
  • Dëftesën e klasës që ka mbaruar.
  • Nëse nxënësi do të vijë pa mbaruar viti shkollor ai duhet të dorëzojë vërtetimin e notatve të marra deri në këtë momënt, nga shkolla respektive.

 

Për shkollën e mesme

 

1. Nxënësi duhet të sjellë dëftesën e klasës  IX.

2. Nota mesatare mbi 7-të.

3. Çertifikatë personale e nxënësit.

4. Për nxënësit e klasës XI dhe XII, të sjellin dëftesën e mbarimit të vitit shkollor paraardhës.

5. Çdo nxënës do të zhvillojë një intervistë me stafin e shkollës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij.

6. Në rast se nxënësi do të vijë nga një shkollë tjetër, pa mbaruar viti shkollor, ai duhet të sjellë vërtetimin e shpërnguljes me listën e notave të marra deri më tani.

 

Në rast të përmbushjes me sukses të procedurës nxënësit mund të regjistrohen për vitin.

Shkolla nuk do të pranojë nxënës që kanë patur sjellje të papërshtatshme edhe nëse ata i përmbushin kriteret e mësipërme.

 

Të interesuarit duhet të komunikojnë në sekretarinë e shkollës:

 

Tel: 069 40 59 756

Cel: 069 83 40 006

E-mail:  info@mihalekonomi.com

mihalekonomi@hotmail.com; m.ikonomijop@yahoo.com  

Për informacione të përgjithshme mbi shkollën mund të vizitoni faqen tonë në internet https://www.mihalekonomi.com si dhe atë në Facebook.