Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega biologji-kimi me drejtim të dyanshëm në Universitetin e Tiranës, në vitin 1993.

 

Ka punuar si mësuese në gjimnazin “Naim Frashëri” Durrës, për një periudhë 3- vjeçare dhe në gjimnazin “Leonik Tomeo” po të këtij qyteti për një periudhë 7-vjeçare.

 

Që nga viti 2006 e në vazhdim është mësuese e kimisë dhe biologjise pranë shkollës jopublike “Mihal Ekonomi”. Përgatitja serioze për mësim si dhe kërkimi i të rejave shkencore janë përparësitë e kësaj mësueseje. Ideon dhe organizon në bashkëpunim me mësues të tjerë mikrostudime ndërlëndore të finalizuara me shumë sukses nga nxënësit e gjimnazit.

 

Është kualifikuar në trajnime të ndryshme si:

1-Trajnim i organizuar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore mbi Mikrobiologjinë me qendër në Gratz, Austri me temë: “Trashëgimia dhe ndryshueshmëria”

2-Trajnim i organizuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale me temë: “Pedagogjia mësimore dhe metodika e mësimdhënies” Është kualifikuar nga MASH për 5-vjeçar dhe 10-vjeçar.

 

Ka kryer masterin shkencor në degën biologji-kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë, në vitin 2008. Ka dëshmi njohjeje të gjuhës angleze dhe italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë.

 
 
 
 

Kontakt

E-mail: evacami@mihalekonomi.com