ÇFARË OFRON SHKOLLA "MIHAL EKONOMI"
E PARA SHKOLLE JO PUBLIKE NE DURRES
Liçensuar në Korrik 2002, me urdhër nr. 173 të Ministrit të Arsimit
Presidente e shkollës Znj. Elsa Ekonomi Hila
Staf Mësuesish cilësorë me eksperiencë të gjatë pune
ÇFARË OFRON SHKOLLA "MIHAL EKONOMI"
Nivel Profesional mësimdhënie
Standarte Vlerësimi
Edukimin e nxënësve me frymë qytetarie evropiane
Stimuj materialë për nxënës fitues në olimpiada
Rregull, disiplinë, siguri, mardhënie demokratike mësues-nxënës
Komoditet optimal infrastrukturor dhe logjistik në klasa, laboratore, palestër e terrene sportive
Gjuhë e huaj anglisht, italisht, gjermanisht
Veprimtari argëtuese
Suport financiar për fëmijën e dytë
Kontakte të planifikuara me prindët
DREJTIMI I SHKOLLËS
Të marrësh kurajon e të hapësh një shkollë është përgjegjësi shumë e madhe. Shkolla nuk duhet vetëm për sot, por edhe për nesër. Prindërit besojnë tek në pasurine më të madhe të tyre. Ata janë fëmijët. Nën këtë përgjegjësi u hap Shkolla Jopublike Mihal Ekonomi, në vitin 2002 , me një bashkëpunim të shkëlqyer me Prof. Dr. Ilia Prifti...
PER TE KUPTUAR EMRIN E SHKOLLES
Emri i shkolles eshte i lidhur me ate te mesuesit, atdhetarit, eruditit Mihal Ekonomi
Mihal Ekonomi u lind më 15 Korrik 1918 në qytetin e Kavajes ne nje familje intelektuale me tradita atdhetare.Ne moshen 3-vjeçare Mihali mbeti jetim bashke me vellain e vogel Petron dhe vellain tjeter me te madh, Vladimirin. Mësimet e para i mori në Durrës, më pas në Elbasan dhe përsëri në Durres e Tiranë ku kreu studimet e shkollës së mesme. Studioi në Itali, Greqi dhe Rumani. Në Rumani u laurua dy herë, në Teologji, Filozofi dhe në Pedagogji. Në perfundim të studimeve të larta u kthye në atdhe në vitin 1944.