CEREMONIA E DIPLOMIMIT



Brezi i 20-të i maturantëve të shkollës së mesme private “Mihal Ekonomi” Durrës, ka hedhur kapelet nën tingujt e himnit të shkollës. Të pranishëm në ceremoni ishin prindër e mësues të brezave të mëparshëm, të cilët u emocionuan nga përjetimet e ndara nga nxënësit. Një falenderim i veçantë i prindërve shkoi për stafin dhe drejtuesit e shkollës, për eksperiencat pozitive që patën në shkollën e parë private të Durrësit me një traditë shumëvjeçare në mësimdhënie. Me përfundimin e këtij viti shkollor, u vendos edhe një gur tjetër në arsimimim e brezave. Maturantët, të cilët kanë marrë shumë nga kjo shkollë, tashmë janë pjesë e historisë së saj. Një pjesë e madhe e tyre kanë siguruar bursa brenda dhe jashtë vendit në universitet më të mira në Shqipëri e në rajon. Ashtu si paraardhësit e tyre janë bërë gati të jenë pjesë e rëndësishme dhe e denjë e shoqërisë në të cilën jetojmë. Kjo falë përkushtimit të drejtuesve të shkollës dhe stafit pedagogjik të specializuar të cilët përçuan dashuri për dijen e arsimin.