
10 Vjet shkolla jopublike "Mihal Ekonomi"
Me rastin e 10 vjetorit të shkollës jopublike “Mihal Ekonomi”, Durrës, në ambjentet e pallatit të kulturës Aleksandër Mojsiu, u zhvillua aktiviteti “ Dritë e diturisë”.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, deputeti i qytetit të durrësit Z. Igli Cara, Prefekti Z. Genci Alizoti, sekretari i prefekturës Z. Dilaver Tepelena si dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Arsimin Parauniversitar të qytetit të Durrësit Z. Filip Gjonçi.
Në fjalën e hapjes drejtoresha e shokllës Znj. Elsa Ekonomi Hila theksoi rëndësinë dhe seriozitetin që ka të qenurit e një shkolle. Duke theksuar në fjalën e saj ajo u shpreh se..
"Të marrësh kurajon e të hapësh një shkollë është përgjegjësi shumë e madhe. Shkolla nuk duhet vetëm për sot, por edhe për nesër. Prindërit besojnë tek ne pasurinë më të madhe të tyre: fëmijët. Drejtuesit së bashku me stafin e mësuesve punojnë pa u lodhur për të realizuar të gjitha zotimet e marra para prindërve dhe komunitetit ku jetojmë. Kemi arritur shumë e më shumë akoma do të arrijmë".
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
