Rregullorja e shkollës

Shkolla e Mesme e Përgjithshme & 9-vjeçare Jopublike “Mihal Ekonomi” është institucion privat dhe zbaton të gjitha ligjet, urdhërat dhe udhëzimet që vijnë nga MAS dhe ZVA – Durrës në mbështetje të realizimit sa më cilësor dhe profesional të proçesit mësimor.

Pikat kryesore

1. Kujdesi pë nxënësin

  • a) Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

    b) Orari për hyrjen e nxënësve në shkollë rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.

    c) Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.

    d) Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.

    e) Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.

    f) Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së femijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjeterit.

    g) Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

2. Qëndrimi dhe mësimi në klasa

  • a) Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit.

    b) Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet.

    c) Nuk lejohet ushqimi në klasë.

3. Lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës

    a) Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të. Kjo do të thotë, p.sh., nxënësit e klasës Iª do të hyjnë vetëm në sallën e përcaktuar për nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në korridorin ku ndodhet klasa e tyre, pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera.

    b) Rregullat për lëvizjen e nxënësve duhet të jenë të afishuara në ambjentet e klasave dhe në korridore.

    c) Nuk lejohen qëndrimet në korridore.

    d) Komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit. Mund të jetë edhe nëpërmjet telefonit apo kompjuterik, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë.

    e) Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.

4. Kujdesi për higjienën

    a) Nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë shkollës, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese të shpërndara nga ekipi mjekësor dhe shërbimi psiko-social i shkollës.

    b) Nxënësve duhet t’u flitet cdo ditë për rregullat e higjienës, larjen e duarve, mënyrën e kollitjes, teshtitjes.

    c) Cdo nxënës në shkollë duhet të lajë duart pas cdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për përhapjen e virusit: prekja e hundës, syve, gojës, etj.

    d) Duhet të sigurohen nga struktura arsimore:uji i rrjedhshëm, sapuni I lëngshëm, letra për fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60%, në të gjithë ambjentet e shkollës.

    e) Nëse nxënësi manifeston gjëndje stresi dhe ankthi, ai i drejtohet shërbimit psiko-social të shkollës nëpërmjet mësuesit kujdestar dhe “Këndit të psikologut” online pranë DRAP-së.

    f) Në një klasë apo sallë laboratori të mos qëndrojnë më shumë nxënës se sa mund të qëndrojnë në atë mjedis.

    g) Nxënësit që nuk zbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipas rregullores së shkollës.

5. Kujdesi për mësuesin

    a) Mësuesi paraqitet në shkollë në orëne përcaktuar nga drejtoria, përpara ardhjes së nxënësve.

    b) Mësuesit e kujdestarisë ditore/javore paraqiten në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkpollës.

    c) Mësuesi i arsimit fillor largohet nga institucioni vetëm kur klasa e tij mbaron procesin mësimor.

    d) Mësuesi i AMU-së dhe AML-së largohet nga institucioni vetëm me miratim të drejtorit të shkollës.

6. Kujdesi për prindin

    a) Nënshkruan ose konfirmon në rrugë elektronike tek mësuesi apo mësuesi kujdestar këtë rregullore.

    b) Plotëson formularin e vetëdeklarimit me përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

    c) Në rast nevoje për komunikim me mësuesin, drejtuesi përdor komunikimin elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë.

    d) Në rastet e shoqërimit të fëmijës/fëmijëve në shkollë, nuk futet brenda mjedisit të shkollës për çfarëdo arsyeje që mund të paraqesë.

7. Kujdesi për drejtuesit

a) Ngrenë grupe pune dhe hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e situatës, garantimin e standardeve dhe respektimin e rregullave të përcaktuara në këtë rregullore.

Mbajnë kontakte, përmes komunikimit elektronik, me njësinë e vetëqeverisjes vendore, njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e Shëndetit Publik, Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese për ecurinë e procesit mësimor.

b) Për çdo fëmijë i cili paraqet probleme shëndetësore, si p.sh rritje të temperaturës etj., njofton nga prindi përkatës.

c) Drejtuesit e strukturave arsimore duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e kontrollit të riskut të miratuar nga autoritetet shëndetësore.

Pyetje rreth rugullores

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë rregullore ju lutemi të na kontaktoni me anë të postës elektronike: info@mihalekonomi.com ose të na kontaktoni në numrat tanë të kontaktit: (069) 4059-756