Për ciklin parashkollor, të ulët dhe 9 vjeçar
1. Nxënësit të cilët do të fillojnë parashkollorin dhe klasën e parë duhet të sjellin pranë shkollës: Çertifikatën e lindjes. Vërtetim për vaksinat e bëra deri në atë kohë.
2. Nxënësi që do të vijë nga një shkollë tjetër duhet të kryej hapa e përcaktuara në E-albania duke kryer transferimin nga shkolla ku ai eshte drejt shkollës "Mihak Ekonomi" si dhe të dorezojë në sekretarinë e shkollës Çertifikatën e lindjes së nxënësit.
Në rast se nxënësi do të vijë nga një shkollë tjetër, pa mbaruar viti shkollor, ai duhet ndjek të njëjtat hapa si më sipër duke kryer transferimin në E-albania.
Për shkollën e mesme
1. Nxënësi duhet të kryej regjistrimin në E-albania direkt në shkollën "Mihal Ekonomi".
2. Nota mesatare mbi 7-të.
3. Çertifikatë personale e nxënësit.
4. Çdo nxënës do të zhvillojë një intervistë me stafin e shkollës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij.;
6. Në rast se nxënësi do të vijë nga një shkollë tjetër, pa mbaruar viti shkollor, ai duhet ndjek të njëjtat hapa si më sipër duke kryer transferimin në E-albania.
Në rast vështirësie pë regjistrimin apo transferimin e nxënësit drejt shkollës "Mihal Ekonomi" - Shkolla ju ofron asistencë teknike të stafit të shkollës duke bërë të mundur regjistrimin.
Në rast të përmbushjes me sukses të procedurës nxënësit mund të regjistrohen për vitin shkollor. Shkolla nuk do të pranojë nxënës që kanë patur sjellje të papërshtatshme edhe nëse ata i përmbushin kriteret e mësipërme.
Kontaktet
Të interesuarit duhet të komunikojnë në sekretarinë e shkollës:
Cel/Whatsapp: (067) 36 784 84 ose (069) 40 59 756
E-mail: info@mihalekonomi.com; m.ikonomijop@yahoo.com
Për informacione të përgjithshme mbi shkollën mund të vizitoni faqen tonë në internet
https://www.mihalekonomi.com si dhe atë në Facebook.