SHKOLLA "MIHAL EKONOMI"
L.3, Rruga Tregtare
(ish shkolla “16 shtatori”), Durrës
Të gjitha institucionet shtetërore, kulturore dhe shoqërore kanë historinë e tyre dhe kjo histori duhet të shkruhet, sepse në këtë mënyrë ajo vjen vlerë kulturore dhe qytetare. Historia e arsimit pasqyrohet nëpërmjet historikut të çdo shkolle-trashëgimi e vlerave, përsosje e lartë në formë e në përmbajtje për të tashmen dhe të ardhmen, vazhdimësinë; ajo i shtohet burimeve të mëdha të diturisë. Rrjedhimisht është detyrë e brezave të respektojnë mundin dhe veprën e këtyre nismëtarëve dhe misionarëve të dijes.