“Nuk mund ta mohosh diēka, pa e njohur mė parė dhe nuk ke tė drejtė ta pėrbuzėsh e shpėrfillėsh, kur tė mungon ēdo lloj njohje pėr tė”... Mihal Ekonomi

Na kontaktoni në adresën:

L.3 Rruga Tregtare (ish shkolla “16 shtatori”) Durrës

Tel: 052230587 Cel: 0692084667
E-mail : info@mihalekonomi.com
mihalekonomi@hotmail.com

Diploma e pare

Matura

NXËNËSIT MË TË MIRË NDËR VITE

ARRITJET NDËR VITE

Arritje

ADRIANA SPIROLLARI

 

ADRIANA SPIROLLARI

 

Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike e më pas ka punuar si mësuese e ciklit të ulët për 30 vjet. Ka disa vite që punon në shkollën “Mihal Ekonomi”.

Gjatë gjithë karierës së saj ka punuar me pasion e përkushtim. Durimi dhe këmbëngulja në punë i kanë dhënë gjithmonë rezultate dhe kënaqësi. Arma e saj më e fortë është komunikimi me fëmijet dhe prindërit. Gjatë orës së mësimit përdor metoda të larmishme për ta bërë më të kuptueshme lëndën e re. Përpiqet të hartojë objektiva sipas niveleve dhe të punojë me grupe.

Mjetet didaktike janë pjesë e pandarë e procesit mësimor. Komunikon dendur me prindërit për gjithshka që zhvillohet në klasë, për veçoritë individuale të secilit në mësimnxënie, temperamentin e tyre e gjithshka që lidhet me ta. Aktivitetet, që organizohen në raste festash, shpallin të gjithë botën fëminore me te gjitha ngjyrat që nga intelekti e deri tek dhuntitë e liritë e emocioneve të gëzimit.

Mesuesja Adriana Spirollari studjon vazhdimisht literaturën e duhur për të përdorur sa më shumë metoda bashkëkohore. Gjatë karierës së gjatë si mësuese është vlerësuar me diploma të ndryshme e në vitin 2003 është shpallur “Mësuesja me e mirë e vitit”, për Ciklin e Ulët.

 

 

Stafi