“Nuk mund ta mohosh diēka, pa e njohur mė parė dhe nuk ke tė drejtė ta pėrbuzėsh e shpėrfillėsh, kur tė mungon ēdo lloj njohje pėr tė”... Mihal Ekonomi

Diploma e pare

Matura

NXËNËSIT MË TË MIRË NDËR VITE

ARRITJET NDËR VITE

Arritje

EVA CAMI

EVA CAMI

Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega biologji-kimi me drejtim të dyanshëm në Universitetin e Tiranës, në vitin 1993.

Ka punuar si mësuese në gjimnazin “Naim Frashëri” Durrës, për një periudhë 3- vjeçare dhe në gjimnazin  “Leonik Tomeo” po të këtij qyteti për  një periudhë 7-vjeçare.

Që nga viti 2006 e në vazhdim është mësuese e kimisë dhe biologjise pranë shkollës jopublike “Mihal Ekonomi”.

Përgatitja serioze për mësim si dhe kërkimi i të rejave shkencore janë përparësitë e kësaj mësueseje. Ideon dhe organizon në bashkëpunim me mësues të tjerë  mikrostudime ndërlëndore të finalizuara me shumë sukses nga nxënësit e gjimnazit.

Është kualifikuar  në trajnime të ndryshme si:

1-Trajnim i organizuar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore mbi Mikrobiologjinë me qendër në Gratz, Austri me temë: “Trashëgimia dhe ndryshueshmëria”

2-Trajnim i organizuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale me temë: “Pedagogjia mësimore dhe metodika e mësimdhënies”

Është kualifikuar nga MASH për 5-vjeçar dhe 10-vjeçar.

Ka kryer masterin shkencor në degën biologji-kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë, në vitin 2008.

Ka dëshmi njohjeje  të gjuhës angleze dhe italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Tiranë.

 

 

 

Stafi