“Nuk mund ta mohosh diēka, pa e njohur mė parė dhe nuk ke tė drejtė ta pėrbuzėsh e shpėrfillėsh, kur tė mungon ēdo lloj njohje pėr tė”... Mihal Ekonomi

Na kontaktoni në adresën:

L.3 Rruga Tregtare (ish shkolla “16 shtatori”) Durrës

Cel: 0698340006 Cel: 0692084667
E-mail : info@mihalekonomi.com
mihalekonomi@hotmail.com

Diploma e pare

Matura

NXËNËSIT MË TË MIRË NDËR VITE

ARRITJET NDËR VITE

Arritje

Parlamenti

Në jubileun e  100 vjetorit të Pavarsisë, Kuvendi i Shqipërisë pret nxënës nga e gjithë Shqipëria.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe nxënësit e Shkollës Jopublike “Mihal Ekonomi”.

Gjatë bisedës me nxënësit, Kryetarja e Kuvendit ndau me ta refleksione mbi 100 vitet e shtetit shqiptar, duke theksuar se ky ka qenë një shekull i vështirë, një rrugë e trazuar gjatë të cilës shqiptarët kanë kaluar dy luftra botërore, pastaj një gjysëm shekulli nën diktaturën komuniste.

Zonja Jozefina Topalli vuri në dukje se Shqipëria është vendi që falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe punës së jashtëzakonshme arriti të rekuperojë shekuj të tërë gjatë të cilëve ora e historisë ishte ndalur.

Ky është një vend që ka pasur një histori shumë të vështirë por që sot, falë reformave të guximshme është anëtar në NATO, vend që ka bërë të mundur heqjen e vizave që qytetarët të lëvizin të lirë në Europë, vend që tashmë pret që të marri statusin e vendit kandidat e të përshpejtojmë hapat drejt antarësimit të plotë në familjen europiane.

Më tej, Kryetarja e Kuvendit theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët, veçanërisht të rinjtë ta njohin historinë e tyrë ashtu siç është, me të gjitha të vërtetat dhe dritëhijet e saj, për të kuptuar më mirë çfarë duhet të projektojnë në të ardhmen.

Unë kam një optimizëm të madh se ky vend në vitet e ardhshme do të bëhet edhe më i bukur, edhe më i zhvilluar dhe me prosperitet edhe më të madh, u shpreh Kryetarja e Kuvendit Zonja Jozefina Topalli.

 

 

Video nga aktiviteti
Foto nga aktiviteti
Parlamenti logo