Nxënës & prindër

 

 

Në kuadër të mbrojtjes nga Covi19 stafi i shkollës Mihal Ekonom, në zbatim të rregullave dhe udhëzimeve të dhëna nga Ministria e Arsimit si dhe Ministria e Shëndetësisë njofton të gjithë nxënësit & prindërit e shkollës për sa më poshtë:     


Disa rregulla për nxënësit në shkollë

• Nxënësit duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendëshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.
• Nxënësit duhet të respektojnë distancën prej 1.5m nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë.
• Nxënësit duhet të dezinfektojë shpesh duart me solucione me bazë alkoli.
• Mësuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato.
• Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet apo largohet nga ambjentet e shkollës.
• Kur është e mundur, praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
• Nuk lejohet ushqimi në klasë.