
Drejtimi i shkollËs
Të marrësh kurajon e të hapësh një shkollë është përgjegjësi shumë e madhe. Shkolla nuk duhet vetëm për sot, por edhe për nesër. Prindërit besojnë tek në pasurine më të madhe të tyre.
Ata janë fëmijët. Nën këtë përgjegjësi u hap kjo shkollë, në vitin 2002 , me një bashkëpunim teë shkëlqyer timin me Prof. Dr. Ilia Prifti.
Së bashku me stafin e mësuesve punojmë pa u lodhur për të realizuar të gjitha zotimet tona përpara prindërve dhe gjithë komunitetit ku jetojmë. Kemi arritur shumë, më shumë akoma do të arrijmë.
Kjo shkollë është pjesë e jetës sonë. Nxënesit që ne rrisim dhe edukojmë këtu i duam, i mesojmë, i kritikojmë, i lavderojmë dhe i perqafojmë, ashtu si prindi fëmijen e vet.
Na merr malli për ata që mbarojnë shkollën dhe lumturohemi kur vijnë e na takojnë. Dikush nga Tirana, dikush nga Anglia, një tejtër nga Gjermania, Italia, Greqia, Rusia apo dhe më larg nga USA.
Kjo është bukuria e punës që ne bëjmë.
Unë personalisht kënaqem pa masë për nxënësit që me diplomën e shkolles "Mihal Ekonomi" paraqiten denjesisht kudo, duke plotësuar dhe një dëshirë të tim eti që nga familja e tij të dalin gjithmone mësues për shkollën shqipe. Këtë dëshirë të tij unë e kam tejkaluar edhe me vajzat e djemte e qytetit tim të lindjes, Durrësit.

