“Nuk mund ta mohosh diēka, pa e njohur mė parė dhe nuk ke tė drejtė ta pėrbuzėsh e shpėrfillėsh, kur tė mungon ēdo lloj njohje pėr tė”... Mihal Ekonomi

Na kontaktoni në adresën:

L.3 Rruga Tregtare (ish shkolla “16 shtatori”) Durrës

Cel: 069 40 59 756

Cel: 069 83 40 006

E-mail:

info@mihalekonomi.com

mihalekonomi@hotmail.com

m.ikonomijop@yahoo.com

          

 

Diploma e pare

Matura

NXËNËSIT MË TË MIRË NDËR VITE

ARRITJET NDËR VITE

Arritje

Pak histori

Për të kuptuar emrin e shkollës

Emri i shkollës është i lidhur me atë të mësuesit, atdhetarit, eruditit Mihal Ekonomi.

 Mihal Ekonomi u lind më 15 Korrik 1918 në qytetin e Kavajës në një familje intelektuale me tradita atdhetare. Në moshën 3-vjeçare Mihali mbeti jetim bashkë me vëllain e vogël Petron dhe vëllain tjeter më të madh, Vladimirin. Mësimet e para i mori në Durrës, më pas në Elbasan dhe përsëri në Durrës e Tiranë ku kreu studimet e shkollës së mesme. Studioi në Itali, Greqi dhe Rumani. Në Rumani u laurua dy herë, në Teologji-Filozofi dhe në Pedagogji. Në përfundim të studimeve të larta u kthye në atdhe në vitin 1944.

Nga viti 1949 e deri në vitin 1973 punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe i historisë në shkollat e Durrësit me shumë dashuri e pasion të rrallë, duke vënë në shërbim të nxënësve të tij të dashur tërë erudicionin e tij të pashembull.

Mësoi shumë breza nxënësish që e kujtojnë me mirënjohje mësuesin e tyre.

Në vijë paralele me punën e tij si mësues janë shkrimet e tij që nuk i nderpreu asnjë çast; nga tezat e diplomimeve në Rumani e deri në ditët e fundit të jetës. Tematika e shkrimeve është shumë e larmishme.

Është autor i shumë artikujve, kryesisht me karakter gjuhësor e teologjiko-filozofik. Me gjithë censurën dhe barrikadat politike të kohës komuniste nuk u terhoq nga puna e tij studimore. Botoi mbi 50 artikuj në organet e shtypit periodik. Arkivi i tij personal "Mihal Ekonomi" përmbante shumë më tepër se ç'ishin botuar. Ishte njohës i shumë gjuhëve që reflektojnë në studimet gjuhësore që ai bënte. Doli në pension në moshën 55-vjeçare, në vitin 1973.

Ndërroi jetë më 24 Dhjetor të vitit 1990.

Shumë dorëshkrime të tij panë dritën e botimit në kohën e demokracisë. Janë botuar dy libra të plotë, “Shkrime të zgjedhura” si dhe “Historia e Pedagogjisë Botërore”, kjo e fundit është përkthim nga rumanishtja me shënime plotësuse dhe sqaruese nga vetë përkthyesi. Është duke u përgatitur për shtyp një libër tjetër studimor kryesisht me karakter leksikografik.

Në parathënien e vëllimit të parë “Shkrime të zgjedhura” profesor Adriatik Kallulli shkruan: “I lexon dhe i rilexon të gjitha faqet e librit dhe përfytyron punëtorin e zellshëm dhe të eturin e përhershëm për dituri, atdhetarin konseguent dhe njeriun shpirtëror sokratik që ecën në rrugën e së mirës dhe që lë dhe ai gjurmë të mirë në këtë rrugë. Dhe thua me vete: Përse realiteti që e rrethoi deri sa mbylli syte nuk ja dha sa duhet vendin dhe reputacionin që meritonte?”