ose telefono në (067) 3678-484 apo (069) 4059-756 për më shume informacion
Shkolla jopublike "Mihal Ekonomi" ka nisur proçesin e regjistrimeve për Ciklin Parashkollor, Ciklin 9 vjeçar (Klasa I deri IX) & Shkollën e Mesme (Klasa X deri XII)
Regjistrimi në klasë të parë
Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online në E-ALBANIA, ose në ambientet e shkollës Mihal Ekonomi nën asistencën e personelit të shkollës. .
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i kujdestarisë ligjore (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore).
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të parë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi mbërrin në zgjedhjen e shkollës dhe aty zgjedh "Mihal Ekonomi"
- Shkolla regjistron nxënësin sipas kriteve të përcaktuara;
- Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit;
- Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë
Kostot
Pa pagesë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën info@mihalekonomi.com
Për shkollën e mesme
Aplikimet për shërbimin "Regjistrimi në gjimnaz" mund të bëhen online në e-albania direkt nga prindi ose në ambientet e shkollës Mihal Ekonomi nën asistencën e personelit të shkollës.
Shërbimi elektronik "Regjistrimi në gjimnaz" u vjen në ndihmë prindërve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë fëmijën në klasën e 10-të, në gjimnaz. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi vetëm nxënësit që ka përfunduar me sukses ciklin 9 vjeçar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar";- Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin elektronik;
- Klikoni butonin "Aplikim i ri"
-Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi mbërrin në shkollën "Mihal Ekonomi" dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës;
- Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit;
- Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë
Pa pagesë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën info@mihalekonomi.com
Në rast të përmbushjes me sukses të procedurës nxënësit mund të regjistrohen për vitin shkollor.
Shkolla nuk do të pranojë nxënës që kanë patur sjellje të papërshtatshme edhe nëse ata i përmbushin kriteret e mësipërme.
Të interesuarit duhet të komunikojnë me sekretarinë e shkollës në WhatsApp: (069) 40 59 756, apo telefonojnë në (067) 3678-484