Regjistrohu online

ose telefono në (069) 4059-756

Shkolla jopublike "Mihal Ekonomi" ka nisur proçesin e regjistrimeve për Ciklin Parashkollor, Ciklin 9 vjeçar (Klasa I deri IX) & Shkollën e Mesme (Klasa X deri XII) 

Tarifat e regjistrimit

Për ciklin parashkollor, të ulët dhe 9 vjeçar 

1. Nxënësit të cilët do të fillojnë parashkollorin dhe klasën e parë duhet të sjellin pranë shkollës: Çertifikatën e lindjes. Vërtetim për vaksinat e bëra deri në atë kohë.

2. Nxënësi që do të vijë nga një shkollë tjetër duhet të marrë një vërtetim pranimi nga shkolla jonë dhe të dorezojë tek ne, Çertifikatë lindje & Dëftesën e klasës që ka mbaruar. 

Në rast se nxënësi do të vijë nga një shkollë tjetër, pa mbaruar viti shkollor, ai duhet të sjellë vërtetimin e shpërnguljes, pasi të plotësojë në shkollën tonë dokumentacionin e duhur. si dhe të sjellë listën e notave të marra deri më atë moment.

Për shkollën e mesme

1. Nxënësi duhet të sjellë dëftesën e klasës IX.

2. Nota mesatare mbi 7-të.

3. Çertifikatë personale e nxënësit.

4. Për nxënësit e klasës XI dhe XII, të sjellin dëftesën e mbarimit të vitit shkollor paraardhës.

5. Çdo nxënës do të zhvillojë një intervistë me stafin e shkollës për të njohur më mirë motivimin dhe prirjet e tij.

6. Në rast se nxënësi do të vijë nga një shkollë tjetër, pa mbaruar viti shkollor, ai duhet të sjellë vërtetimin e shpërnguljes, pasi të plotësojë në shkollën tonë dokumentacionin e duhur. si dhe të sjellë listën e notave të marra deri më atë moment.

Në rast të përmbushjes me sukses të procedurës nxënësit mund të regjistrohen për vitin shkollor.

Shkolla nuk do të pranojë nxënës që kanë patur sjellje të papërshtatshme edhe nëse ata i përmbushin kriteret e mësipërme.

Të interesuarit duhet të komunikojnë në sekretarinë e shkollës: 069 40 59 756,

E-mail: info@mihalekonomi.com;   m.ikonomijop@yahoo.com

Për informacione të përgjithshme mbi shkollën mund të vizitoni faqen tonë në internet https://www.mihalekonomi.com si dhe atë në Facebook.